Arsim & Lidership SDA by Protik Vizitoni Faqen Web të Projektit Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 5.78 milion USD Akademia e kodimit sjell një epokë të re zhvillimi në sektorin TIK AADF e ka njohur rolin e rëndësishëm që luan sektori TIK (Teknologji, Informacion dhe Komunikime) në zhvillimin ekonomik, nxitjen e inovacionit, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe në pozicionimin e Shqipërisë për të qenë konkurruese në tregun botëror. Themeluar nga AADF në Dhjetor 2019, SDA nga Protik është një akademi kodimi e cila synon të plotësojë mungesën e profesionistëve të kualifikuar në sektorin TIK i cili po zhvillohet me ritme të shpejta në Shqipëri. Kjo akademi do t’i ofrojë profesionistëve shqiptarë një mundësi për të ndjekur një karrierë në sektorin TIK, pavarësisht moshës apo eksperiencës së mëparshme në këtë fushë. Në 2023 akademia nisi një program ambicioz për t’u përhapur në nivel kombëtar, me synim trajnimin dhe certifikimin e 750 studentëve në një hapësire kohore prej një viti dhe shtrirje gjeografike në tetë qytete kryesore shqiptare. SDA nga Protik është një bashkëpunim midis qendrës Protik (një filial i AADF) dhe “Software Development Academy International”, një firmë polake e cila ndihmon profesionistët e aftë të nisin rrugëtimin e tyre në botën e teknologjisë dhe informacionit. Qeveria shqiptare ka mundësuar ambientet në të cilën është vendosur akademia, të cilat gjenden në zemër të Tiranës. Duke rritur numrin e koduesve dhe programuesve të aftë, Shqipëria do të arrijë të plotësojë nevojat e tregut vendas dhe do të mund të jetë konkurruese në industrinë botërore të teknologjisë dhe informacionit, e cila po zhvillohet me ritme marramendëse. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Tiranë +355 69 60 63 584 info@sdacademy.al Find out more Related Projects AI for Youth Lexo më tepër