AADF Lajme

16/11/2021 Kulturë & Ekoturizëm

Vizioni ambicioz i Butrintit: Një model për mbrojtjen e vlerave kulturore dhe natyrore

Ministria e Kulturës nënshkroi një marrëveshje me Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit me qëllim nisjen e zbatimit të planit të menaxhimit të integruar hartuar nga qeveria shqiptare.

Synimi i kësaj marrëveshje është administrimi i efektshëm i Butrintit si Vend i Trashëgimisë Botërore duke themeluar një fondacion të dedikuar për këtë qëllim. Bordi drejtues i këtij fondacioni do të përbëhet kryesisht nga përfaqësues të AADF dhe Ministrisë së Kulturës, duke rezervuar vende edhe për ekspertët ndërkombëtarë.

AADF ka riafirmuar edhe njëherë mbështetjen dhe financimin e zbatimit të një modeli të ri menaxhimi për parkun e Butrintit. Fondet do të investohen në përputhje me vizionin e planit për ta kthyer parkun e Butrintit në “…një model menaxhimi të qëndrueshëm të vendeve me elemente kulturore dhe natyrore, duke u kthyer në një qendër të turizmit rajonal, dhe duke u ofruar vizitorëve një përvojë unike nëpërmjet angazhimit të komuniteteve vendase dhe institucioneve financiare për të dhënë një model i cili do të mund të ndiqet edhe nga parqe të tjera në Shqipëri.”

Si pjesë e marrëveshjes së administrimit, u nënshkrua edhe Protokolli i Bashkëpunimit midis fondacionit dhe Institutit të Arkeologjisë, i cili do të rregulloj marrëdhënien midis dy institucioneve në të ardhmen. Në kuadrin e kësaj marrëveshje, Ministria e Kulturës është përgjegjëse për ruajtjen e vlerave të pasurive kulturore në pronësi shtetërore, edhe në rastet e bashkë-administrimit  me palë të treta. Sipas marrëveshjes, do të nevojitet aprovimi i parlamentit shqiptar për të administruar pasuri universale (të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO), duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe transparencë.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.