Fokusi Ynë AADF është angazhuar për të dhënë kontribut në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme të Shqipërisë bazuar në tre shtylla kryesore: arsimi dhe lidershipi, sipërmarrja, trashëgimia kulturore dhe ekoturizmi. Arsimi dhe lidershipi: Ne investojmë në të ardhmen duke ofruar programe të cilat përfshijnë aftësitë drejtuese, aftësimin teknologjik, bursa, dhe mbështetje për kërkimet shkencore. Falë projekteve tona ne kontribuojmë në krijimin e institucioneve arsimore të cilat janë transparente dhe të cilat udhëhiqen nga meritokracia. Sipërmarrja: Ne kemi prezantuar modelin e zonës së përmirësimit të biznesit (BID) si dhe zonës së përmirësimit të turizmit (TID) në qytetet kyçe të Shqipërisë si Gjirokastër, Shkodër, Krujë, Tiranë, Korçë, Vlorë edhe Berat. Investimet e AADF i kanë shndërruar këto zona BID në monumente të cilat kanë zhvilluar turizmin dhe fuqizuar bizneset vendase. Trashëgimia kulturore dhe ekoturizmi: Përpjekjet tona për të konservuar dhe për të vënë në pah trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë përfshin nisma të tilla si modernizimi i hyrjes në parqet arkeologjike falë sistemit të biletave elektronike; zhvillimin e planeve të administrimit dhe rijetëzimit të vendeve të trashëgimisë kulturore dhe historike; mbështetjen e muzeve; ruajtjen e traditave shqiptare dhe regjistrimin e tyre në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO.