Thirrje për aplikime

AADF është përkushtuar të krijojë mundësi dhe fuqizojë komunitetet duke investuar në arsim dhe lidership, sipërmarrje, trashëgimi kulturore dhe eko-turizëm.

Programi i Mentorimit nga Diaspora Shqiptare

Je pjesë e diasporës shqiptare, jeton jashtë vendit dhe ndjen një lidhje të fortë me rrënjët e tua?

Ju njoftojmë se aplikimet për projektin BRIDGE by READ janë tashmë të hapura!

Bëhu pjesë e Programit të Mentorimit nga Diaspora Shqiptare dhe kontribuo me njohuritë dhe përvojën tënde për të ardhmen akademike të Shqipërisë.

Apliko tani!

Thirrje për Publikime: Konferenca Ndërkombëtare READ

AADF shpall thirrjen për punime shkencore për Konferencën Ndërkombëtare READ 2025, e cila do të zhvillohet më 15 tetor 2025, në Tiranë.

Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë për të lidhur diasporën akademike shqiptare me komunitetin ndërkombëtar kërkimor.

Në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe University of Richmond, AADF fton akademikë dhe profesionistë të paraqesin abstrakte dhe punime shkencore që adresojnë ide dhe zgjidhje inovative.

Afati për dorëzim është 30 qershor 2025.