RRETH NESH Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është i përkushtuar ndaj mbështetjes së Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit të qëndrueshëm. AADF u themelua me mbështetjen e USAID dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane si një subjekt jo-fitimprurës në vitin 2009. Ne synojmë të krijojmë mundësi dhe të fuqizojmë komunitetet duke investuar në arsim dhe aftësi drejtuese; sipërmarrje; trashëgimi kulturore dhe ekoturizëm. Rrugëtimi ynë shënohet nga angazhimi për progresin social dhe ekonomik të Shqipërisë, duke përfshirë rijetëzimin e monumenteve historike me qëllim inovacionin, aftësimin e profesionistëve shqiptarë, si dhe krijimin e mundësive për të zhvilluar sipërmarrjen. Vlerat Tona Kompetenca Ne besojmë te fuqia e njohurive praktike dhe kompetencës profesionale. Projektet tona mbështeten në studime të hollësishme, të cilat përshtatin modele të suksesshme ndërkombëtare në kontekstin unik të Shqipërisë. Zgjidhje Afatgjatë AADF i jep përparësi zgjidhjeve të qëndrueshme afatgjatë përkundrejt ndërhyrjeve të përkohshme. Çdo projekt i ndërmarrë nga AADF është konceptuar me një strategji e cila parashikon dorëzimin e tij në përfundim. Në këtë mënyrë sigurojmë vazhdimësinë e përfitimeve nga projekti edhe pasi mbaron përfshirja jonë e drejtpërdrejtë. Kjo qasje na mundëson të krijojmë programe të pavarura të cilat kontribuojnë në vazhdimësinë e zhvillimit të Shqipërisë. Vënia në jetë e projekteve Ne krenohemi me faktin se jemi një organizatë me përfshirje aktive në projekte. Duke u nisur nga konceptimi deri te zbatimi, ekipi ynë merr pjesë në çdo fazë të projektit, dhe angazhohet plotësisht për të arritur përfitime të prekshme për publikun shqiptar. Bashkëpunime strategjike AADF ndjek një qasje e cila merr parasysh përfshirjen e plotë të individëve në projekte. Bashkëpunimet domethënëse janë themeli i zhvillimit të suksesshëm. Për këtë arsye ne bashkëpunojmë me komunitetet lokale, ekspertë, agjenci shtetërore, si dhe organizata ndërkombëtare, në mënyrë që të krijojmë një vizion të përbashkët dhe të ofrojmë zgjidhje afatgjata. Rrugëtimi ynë AADF u themelua në 2009 si organizatë pasuese e AAEF (Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve). AAEF u krijua në 1995 në bazë të Aktit “SEED” (Mbështetje për Demokracinë në Europën Juglindore) të vitit 1989. Fondi u themelua me një kapital prej 30 milion dollarësh të administruar nga USAID me qëllim nxitjen e sektorit privat në Shqipëri. AAEF ka dhënë kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke përfshirë investim të drejtpërdrejtë prej 109 milion dollarësh. Me mbështetjen e USAID dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, AADF po ndjek hapat e AAEF. AADF vepron si një organizatë jo-fitimprurëse me aktivitet vetëm në Shqipëri dhe udhëhiqet nga një bord drejtues.