AADF Lajme

13/10/2025 Arsim & Lidership

42 Tirana mirëpriti grupin e parë me 160 studentë në fazën Common Core!

42 Tirana mirëpriti 160 studentët e parë që hynë në fazën Common Core, periudhën themelore të kurrikulës 42, e ndërtuar mbi bashkëpunimin, mësimin autodidakt dhe zgjidhje krijuese të problemeve.

Gjatë kësaj faze, studentët punojnë në projekte që zhvillojnë aftësi teknike në gjuhën C, bazat e zhvillimit të softuerit dhe aftësi bashkëpunuese e analitike, duke u përgatitur për sfidat e profesionit të ardhshëm.

Eventi i nisjes, i mbajtur në Piramidën e Tiranës, mblodhi bashkë studentë, partnerë dhe mbështetës të programit për të festuar këtë hap të ri për edukimin teknologjik në Shqipëri.

Me mbështetjen e AADF, 42 Tirana vazhdon të forcojë ekosistemin dixhital shqiptar dhe të frymëzojë gjeneratën e re të inovatorëve në teknologji përmes një modeli arsimor modern, pa tarifa dhe të hapur për të gjithë.

42 Tirana është pjesë zyrtare e rrjetit global të shkollave “École 42”, themeluar në Paris në vitin 2013 nga sipërmarrësi francez Xavier Niel.

Ky rrjet inovativ përfshin mbi 50 kampuse në mbarë botën, nga Parisi, Lisbona e Roma, deri në Tokio, Dubai e San Francisko, dhe ofron një model unik arsimor, pa mësues, pa tarifa dhe të bazuar në mësimin përmes projekteve praktike.

Në Shqipëri, 42 Tirana u inaugurua në maj 2025 nga AADF, me misionin për të zhvilluar talentet e reja në teknologji dhe për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të profesionistëve dixhitalë.

Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e ekosistemit dixhital të vendit dhe krijimin e mundësive të barabarta për të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierën e tyre në fushën e teknologjisë.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.