Martin Mata

Drejtor Ekzekutiv

Biografia

Z. Martin Mata ka një përvojë të gjerë në drejtimin dhe menaxhimin e organizatave në sektorin publik dhe privat, me ekspertizë në planifikimin strategjik, investime, analiza ekonomike dhe të tregut, analiza politike dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.

Ai iu bashkua Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (AAEF) në vitin 2000, duke marrë pozicionin e Bashkëdrejtorit Ekzekutiv në vitin 2010. Në vitin 2013, mori të njëjtin rol drejtues në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ku në korrik 2026 u emërua Drejtor Ekzekutiv.

Përvoja e tij profesionale përfshin gjithashtu pozicionet si Drejtor i Përgjithshëm i Mercedes-Benz Albania, Këshilltar Politik me kohë të pjesshme i Kryeministrit të Shqipërisë, Këshilltar Politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, si dhe Menaxher i Marrëdhënieve me Publikun në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit.

Z. Mata zotëron një diplomë universitare në Gjuhë Angleze dhe Histori, si dhe një diplomë MBA nga një program i përbashkët i Universitetit të Nebraskës dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2015, Z. Mata u dekorua me medaljen “Për Merita të Veçanta Civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.