Biografia Joana iu bashkua AADF-së në vitin 2019. Para AADF-së, ajo ka punuar në disa institucione financiare, e specializuar në analizën financiare dhe raportimin. Ajo ka një diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Financë nga Universiteti i Tiranës dhe është një kontabiliste e licencuar në Shqipëri.