AADF Projekte

Arsim & Lidership

42 Tirana

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 4.7 Milion USD

42 Tirana është shkolla më novatore e programimit në Shqipëri, e vendosur në zemër të kryeqytetit, në ambientet ikonike të Piramidës së Tiranës. Ajo përfaqëson një hap transformues në arsim, teknologji dhe zhvillim ekonomik. Mbështetur nga AADF dhe Bashkia e Tiranës, 42 Tirana është pjesë e një iniciative gjashtëvjeçare që synon të fuqizojë brezin e ardhshëm të profesionistëve të teknologjisë përmes një modeli arsimor revolucionar.

42 Tirana është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar 42, rrjeti më i madh në botë i shkollave të programimit pa pagesë, me 57 kampuse në 32 shtete dhe mbi 21,000 studentë në të gjithë globin. Rrjeti njihet ndërkombëtarisht për qasjen e tij inovative në edukimin e inxhinierisë softuerike, duke vënë theksin tek gjithëpërfshirja, të nxënit e pavarur dhe përvoja praktike.

Shkolla ofron një arsim unik, pa tarifa, në shkencat kompjuterike për qytetarët shqiptarë, duke u bazuar në një metodologji bashkëpunuese dhe të vetëdrejtuar. Kjo filozofi e të mësuarit transformuese dhe përvojësore është posaçërisht e përshtatshme për realitetin teknologjik në zhvillim të Shqipërisë. Duke sjellë këtë model në vend, 42 Tirana synon të pajisë të rinjtë me aftësi digjitale të kërkuara në treg, duke adresuar sfida të rëndësishme si analfabetizmi digjital, emigrimi i trurit dhe mungesa në rritje e profesionistëve në sektorin e TIK-ut.

42 Tirana nuk është thjesht një program që tregon të ardhmen e arsimit, fuqinë e përfshirjes dhe potencialin e teknologjisë një zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Përmes investimit në njerëz dhe fuqizimit të tyre me aftësi të reja, AADF po ndihmon në formësimin e gjeneratës së ardhshme të novatorëve, sipërmarrësve dhe liderëve që do të ndërtojnë të ardhmen digjitale të Shqipërisë.

Piramida e Tiranës, Kati -1
Bulevardi Dëshmorët e Kombit 5
1001 Tiranë, Shqipëri