Hugh Lawson

Anëtar i Bordit

Biografia

Hugh Lawson është Drejtor Menaxhues dhe anëtar i lartë i ekipit të investimeve në sektorin e energjisë pranë divizionit Private Financing Solutions (PFS) të BlackRock. Ai mban pozicionin e bashkëdrejtorit ekzekutiv të HPS Real Assets Lending Company LP (HREAL) dhe është anëtar i Komitetit të Investimeve të HREAL, si dhe i Komitetit të Shqyrtimit të Marrëveshjeve të Financimit të Mbështetur në Aktive.

Përpara se t’i bashkohej HPS në vitin 2023 si Partner, z. Lawson punoi për 25 vjet në Goldman Sachs, në Nju Jork, Londër dhe Hong Kong, ku së fundmi mbajti pozicionet e Partnerit dhe Drejtorit Menaxhues. Gjatë kësaj periudhe, ai ushtroi funksione të larta drejtuese në nivel global në fushën e menaxhimit të aktiveve, përfshirë drejtimin e strategjisë globale për klientët institucionalë dhe bashkëdrejtimin e shitjeve institucionale në SHBA.

Ai ka bashkëdrejtuar gjithashtu divizionin Alternative Capital Markets, një ekip i specializuar në krijimin, strukturimin dhe shpërndarjen e strategjive alternative të investimit për investitorët institucionalë dhe klientët privatë me kapital të konsiderueshëm. Po ashtu, ka bashkëdrejtuar Hedge Fund Strategies, një platformë fondesh investimi që zbaton strategji të shumëllojshme. Në fillimet e karrierës dhe në pozicionet e mëvonshme drejtuese, z. Lawson ka udhëhequr proceset e blerjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të investimit në disa klasa aktivesh, në kapital privat dhe në strategji sasiore investimi në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Z. Lawson e nisi karrierën në Rockefeller Brothers Fund, ku më vonë shërbeu si anëtar i Bordit të Besuarve dhe Kryetar i Komitetit të Investimeve. Aktualisht, ai është anëtar i Bordit të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin Columbia me vlerësimin më të lartë akademik summa cum laude dhe është nderuar me anëtarësimin në shoqërinë akademike Phi Beta Kappa. Gjithashtu, ka përfunduar studimet për drejtësi në Yale Law School, ku ka marrë diplomën Juris Doctor (JD). Z. Lawson është anëtar i Council on Foreign Relations (Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë).

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.