Ekspert i Komunikimit – Detaje

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) shpall një mundësi të re punësimi për pozicionin Ekspert i Komunikimit.

QËLLIMI KRYESOR

Eksperti i Komunikimit është përgjegjës për drejtimin e zhvillimit dhe zbatimit të strategjisë së
komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun të Fondacionit. Roli siguron një komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me ndikim në të gjitha platformat, forcon dukshmërinë dhe reputacionin e Fondacionit dhe mbështet zbatimin e suksesshëm të misionit dhe programeve të tij përmes kontakteve
me median, angazhimit me aktorë të ndryshëm dhe zhvillimit të përmbajtjes.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Drejton strategjinë e përgjithshme të komunikimit të AADF-së, duke siguruar një mesazh të unifikuar përmes një portofoli të larmishëm me mbi 40 projekte kombëtare në fusha si arsimi, lidershipi, sipërmarrja, turizmi dhe trashëgimia kulturore.
  • Harton, zbaton dhe mbikëqyr planet dhe fushatat e integruara të komunikimit në të gjitha kanalet: komunikim korporativ, marrëdhënie me median, media digjitale, evente, publikime, website dhe komunikim të brendshëm.
  • Siguron përputhshmëri me identitetin vizual dhe udhëzimet editoriale të AADF në të gjitha
    materialet dhe platformat e komunikimit.
  • Drejton komunikimin e jashtëm dhe diplomacinë me palë të tjera, përfshirë fushata ndërgjegjësimi dhe evente strategjike, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë ndërkombëtarë, institucione shtetërore dhe organizata të tjera.
  • Krijon përmbajtje tërheqëse multimedia që paraqet raste suksesi të përfituesve, të dhënat e ndikimit dhe rezultatet e programeve. Identifikon këndvështrime të reja për rrëfime dhe zhvillon qasje kreative për të rritur dukshmërinë.
  • Drejton zhvillimin e pranisë digjitale të AADF, përfshirë planifikimin dhe strategjinë për rrjetet sociale. Mbikëqyr krijuesit e përmbajtjes, ekipet digjitale dhe agjencitë për të ofruar përmbajtje dhe fushata me cilësi të lartë në të gjitha platformat.
  • Mbikëqyr zhvillimin dhe menaxhimin e përmbajtjes së website-it për të siguruar përditësime në kohë, përmbajtje të vlefshme dhe angazhim të audiencës.
  • Vepron si pika kryesore e kontaktit për marrëdhëniet me jashtë, duke menaxhuar kërkesat nga media, intervistat, njoftimet për shtyp dhe mundësitë për informim. Ndërton dhe mban marrëdhënie me median dhe përfaqësues të industrisë. Monitoron mbulimin mediatik, vlerëson performancën e fushatave dhe ofron raporte e rekomandime për përmirësime të vazhdueshme.
  • Krijon dhe mban marrëdhënie me partnerë të nivelit të lartë, përfshirë institucione shtetërore, partnerë nga sektori privat, donatorë ndërkombëtarë dhe media.
  • Planifikon dhe realizon evente me dukshmëri të lartë në nivel kombëtar – përfshirë konferenca, vizita zyrtare, përurime projektesh dhe aktivitete përvjetorësh.
  • Planifikon, buxheton dhe menaxhon kalendarin vjetor të aktiviteteve të komunikimit dhe medias të Fondacionit, duke përfshirë edhe nevojat e veçanta të projekteve.

KUALIFIKIMET DHE EKSPERIENCA

  • Diplomë universitare në Komunikim, Marketing, Gazetari, Marrëdhënie me Publikun ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 8 vite përvojë në fushën e komunikimit
  • Eksperiencë e provuar në zhvillimin e përmbajtjes, marrëdhëniet me median dhe planifikimin
    strategjik
  • Njohuri të forta në marketingun digjital, branding dhe strategji të rrjeteve sociale
  • Eksperienca në agjenci komunikimi konsiderohet përparësi
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze me shkrim dhe me gojë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur
  • Aftësi kërkimore dhe analitike, me fokus në qartësinë dhe saktësinë e mesazhit
  • Aftësi të zhvilluara organizative, me kapacitet për të menaxhuar detyra të shumta dhe afate
    kohore
  • Integritet i lartë, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj standardeve etike.

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në, Letër Motivimi dhe të plotësojnë formularin e aplikimit të disponueshëm në website të AADF. Do të pranohen vetëm aplikimet elektronike.

Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim për dorëzimin e suksesshëm të aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Afati për aplikime: 15 Gusht 2025.

Kthehu tek formulari

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.