AADF Lajme

20/05/2025 Arsim & Lidership

AADF Prezanton Programin BRIDGE

Më 20 Maj 2025, AADF prezantoi zyrtarisht Programin BRIDGE. Kjo nismë ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri në fushat e menaxhimit të projekteve, bashkëpunimit kërkimor dhe përfitimit të fondeve nga BE-ja.

Në aktivitet morën pjesë Kryetar i Bordit të AADF-së dhe Bashkëdrejtorët Ekzekutiv, drejtues universitetesh, përfaqësues të qeverisë dhe profesionistë të Diasporës, të bashkuar në një vizion të përbashkët për përmirësimin e cilësisë akademike. Ndër folësit kryesorë ishin Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës; Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit; si dhe përfaqësuesi nga Blue Door, partneri ndërkombëtar konsulent i programit BRIDGE.

Z. Granoff theksoi rëndësinë e partneriteteve strategjike dhe përfshirjes së Diasporës në transformimin e universiteteve shqiptare në qendra moderne dhe konkurruese të kërkimit shkencor.

Aktiviteti u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes AADF, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Korçës, duke shënuar fillimin e një angazhimi afatgjatë për inovacion, bashkëpunim dhe ndikim ndërkombëtar.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.