AADF Lajme

19/05/2025 Arsim & Lidership

AADF prezanton Programin më të ri të Bursave në Shqipëri

Më 19 maj 2025, Qendra e Inovacionit në Piramidën e Tiranës priti prezantimin të Programit të Bursave të AADF. Kjo nismë synon zgjerimin e mundësive të edukimit për studentët shqiptarë, duke mbështetur ekselencën akademike si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Programi përmban dy komponentë kryesorë:

  • Bursa për studentët e talentuar në programe të dyfishta ose certifikime ndërkombëtare në institucionet vendase.
  • Mbështetje me bursë për studime pasuniversitare në universitete prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë event të rëndësishëm morën pjesë  Z. Michael D. Granoff, Kryetari i Bordit Drejtues të AADF; Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli, Bashkëdrejtorët Ekzekutiv të AADF; Znj. Nancy VanHorn, E Ngarkuara me Punë nga Ambasada e SHBA-së; znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit; si dhe përfaqësues nga RIT, Kolegji i Evropës dhe Holberton Albania.

Me fjalime frymëzuese dhe nënshkrimin e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit me institucionet partnere, eventi  theksoi angazhimin e AADF për të adresuar sfidat e sistemit arsimor dhe për të nxitur ekselencën akademike në arsimin e lartë në Shqipëri.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.