Thirrje për aplikime

LEAD Albania Hap Aplikimet për Cohort 2026

LEAD Albania ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikime për edicionin 2026.

Programi u ofron profesionistëve të rinj mundësinë për një vit përvojë pune të paguar si këshilltarë në institucionet kryesore qeverisëse të vendit, ku hartohen politika dhe merren vendime me ndikim publik. Pjesëmarrësit përfitojnë gjithashtu nga programe ekzekutive ndërkombëtare në fushën e lidershipit dhe nga bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.

LEAD Albania synon individë të motivuar që kërkojnë zhvillim profesional dhe përfshirje aktive në proceset vendimmarrëse.

Bëhu pjesë e tryezave që ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë.

Afati i aplikimit: 31 mars 2026, ora 17:00.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.