Çfarë Bëjmë Ne

Fokusi Ynë

AADF është angazhuar për të dhënë kontribut në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme të Shqipërisë bazuar në tre shtylla kryesore: arsimi dhe lidershipi, sipërmarrja, trashëgimia kulturore dhe ekoturizmi.

Arsimi dhe lidershipi: Ne investojmë në të ardhmen duke ofruar programe të cilat përfshijnë aftësitë drejtuese, aftësimin teknologjik, bursa, dhe mbështetje për kërkimet shkencore. Falë projekteve tona ne kontribuojmë në krijimin e institucioneve arsimore të cilat janë transparente dhe të cilat udhëhiqen nga meritokracia.

Sipërmarrja: Ne kemi prezantuar modelin e zonës së përmirësimit të biznesit (BID) si dhe zonës së përmirësimit të turizmit (TID) në qytetet kyçe të Shqipërisë si Gjirokastër, Shkodër, Krujë, Tiranë, Korçë, Vlorë edhe Berat. Investimet e AADF i kanë shndërruar këto zona BID në monumente të cilat kanë zhvilluar turizmin dhe fuqizuar bizneset vendase.

Trashëgimia kulturore dhe ekoturizmi: Përpjekjet tona për të konservuar dhe për të vënë në pah trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë përfshin nisma të tilla si modernizimi i hyrjes në parqet arkeologjike falë sistemit të biletave elektronike; zhvillimin e planeve të administrimit dhe rijetëzimit të vendeve të trashëgimisë kulturore dhe historike; mbështetjen e muzeve; ruajtjen e traditave shqiptare dhe regjistrimin e tyre në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.