20/05/2025 Sipërmarrje Fuqizimi i Sipërmarrësve në Shqipëri – Një bashkëbisedim me z. Michael D. Granoff Themeluesit e startupeve nga grupi i parë i programit Plug and Play Accelerator u mblodhën në Innovation Hub për një sesion të dedikuar me z. Michael D. Granoff, Kryetar i Bordit të AADF. Gjatë takimit, pjesëmarrësit prezantuan startup-et e tyre, ndanë përvoja nga rrugëtimi sipërmarrës dhe morën pjesë në një diskutim të hapur mbi të ardhmen e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri. Diskutimi trajtoi tema si zgjerimi në tregje ndërkombëtare dhe roli thelbësor i partneriteteve globale në nxitjen e inovacionit të qëndrueshëm. Ky bashkëbisedim theksoi potencialin në rritje të skenës sipërmarrëse në Shqipëri dhe rolin e rëndësishëm që platformat ndërkombëtare si Plug and Play kanë në zhvillimin e talenteve dhe ideve lokale. AADF mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sipërmarrësve në Shqipëri, duke kontribuar në një të ardhme të bazuar në inovacion, bashkëpunim dhe mundësi. Galeria