AADF Lajme

15/10/2025 Arsim & Lidership

Junior Achievement Albania Prezantoi Platformën Digjitale të Mësimdhënies

Junior Achievement Albania ka prezantuar platformën inovative Digital Learning Management System (LMS), një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit të edukimit parauniversitar në Shqipëri. Kjo platformë do t’u mundësojë nxënësve dhe mësuesve nga çdo cep i vendit të kenë akses të lehtë në modulet e edukimit për sipërmarrje, edukim financiar dhe aftësi për tregun e punës, duke ndërtuar kompetencat kyçe për të ardhmen.

Përmes JAA Digital LMS, nxënësit zhvillojnë njohuri praktike dhe frymë sipërmarrëse, ndërsa mësuesit pajisen me mjete bashkëkohore për të përmirësuar procesin mësimor.

Në të njëjtin event, u ndanë edhe historitë frymëzuese të të rinjve që kanë filluar rrugëtimin e tyre me JAA dhe sot janë themelues të suksesshëm startupesh shqiptare. Një ndër ta është PIGI, startup fitues i çmimit “Best European Startup” nga Junior Achievement Europe, një histori që tregon sesi pasioni, inovacioni dhe edukimi mund të ndërtojnë të ardhmen.
PIGI po transformon mënyrën se si fëmijët mësojnë dhe angazhohen në edukimin financiar, duke e kthyer mësimin në lojë dhe teknologji.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.