AADF Lajme

03/12/2024 Arsim & Lidership

Mbështesim Lidershipin në Arsim

Më datë 3 dhjetor 2024, një arritje u shënua me certifikimin e 265 pjesëmarrësve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor dhe 26 drejtuesve me mbi 5 vite përvojë pune si liderë të ardhshëm në arsim.

Ky certifikim është një dëshmi e përkushtimit dhe aftësive të tyre për të udhëhequr shkollat me përgjegjësi dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Gjatë ceremonisë tre projektet më të spikatura u vlerësuan për inovacionin dhe ndikimin e tyre. Gjithashtu, u akorduan katër bursa trajnimi pranë Harvard Graduate School of Education, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për rritje dhe zhvillim profesional.

Ne besojmë se drejtorët e certifikuar do të frymëzojnë dhe udhëheqin brezat e ardhshëm me pasion dhe përkushtim. 

Galeria