AADF Lajme

16/10/2025 Sipërmarrje

Plug and Play Tirana Expo

Plug and Play Tirana Accelerator, i mbështetur nga AADF, ka bashkuar ekspertizën ndërkombëtare me talentin sipërmarrës që po rritet në Shqipëri. Përmes bashkëpunimit, mentorimit dhe inovacionit, programi ka ndihmuar startup-et të përmirësojnë zgjidhjet e tyre, të zgjerojnë rrjetet dhe të ndjekin mundësi të reja zhvillimi.

Në përmbyllje të ciklit të parë, startup-et janë gati të ndajnë historitë, arritjet dhe planet e tyre për të ardhmen. Rrugëtimi i tyre përfaqëson një kapitull të ri për ekosistemin e inovacionit në Shqipëri, një hapësirë ku potenciali vendas bashkohet me përvojën globale për të ndërtuar ndikim të qëndrueshëm.

Tirana mirëpriti Plug and Play Tirana Expo, një ngjarje ku mblodhi inovatorë, investitorë dhe partnerë nga rrjeti global i Plug and Play. Expo-ja prezantoi arritjet e startup-eve pjesëmarrëse dhe do të hapi rrugën për bashkëpunime të reja në vitet që vijnë.

Plug and Play Tirana Accelerator shënon një moment të rëndësishëm, një platformë ku inovacioni global takohet me vizionin e Shqipërisë për një ekonomi dinamike dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.