AADF Lajme

14/10/2025 Arsim & Lidership

Programi LEAD Albania feston diplomimin e brezit të 12-të dhe hap një kapitull të ri me brezin e 13-të.

Programi LEAD Albania shënoi një moment të rëndësishëm me diplomimin e brezit 12-të dhe mirëpritjen e brezit 13-të, në një ceremoni që mblodhi bashkë bursistë, alumni, partnerë dhe mbështetës të programit për të festuar lidershipin dhe shërbimin publik.

Të ftuar, përfshirë përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, bordin e AADF dhe bashkëdrejtuesit e AADF, ndanë perspektivat e tyre mbi ndikimin e vazhdueshëm të programit dhe rolin e tij në përgatitjen e brezave të rinj të liderëve të përkushtuar ndaj qeverisjes së mirë.

Këtë vit, pjesëmarrësit e brezit të 12-të përfituan nga dy përvoja të reja të vlefshme në kuadër të programit:

  1. Komponenti i Uashingtonit, ku ata vizituan Shtëpinë e Bardhë, Capitol Hill, dhe u takuan me përfaqësues të lartë të Qeverisë së SHBA, duke fituar njohuri të drejtpërdrejta mbi procesin e politikbërjes dhe lidershipin amerikan.
  2. Programi Ekzekutiv i Kolegjit të Evropës në Bryzh të Belgjikës, i fokusuar në Integrimin Evropian, që u ofroi pjesëmarrësve një kuptim më të thelluar të institucioneve dhe politikave të BE-së.

Gjatë 12 viteve të fundit, LEAD Albania ka mbështetur mbi 130 profesionistë, shumë prej të cilëve mbajnë sot pozicione drejtimi në administratën publike, shoqërinë civile dhe organizata ndërkombëtare. Programi vijon të tërheqë profesionistë të rinj nga fusha të ndryshme, duke mbetur një nismë thelbësore në forcimin e lidershipit dhe qeverisjes në Shqipëri.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.