Project Lead AKIS – Detajet

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore.

Si pjesë e portofolit të sektorit të Sipërmarrjes dhe Arsimit, AADF po zbaton projektin TOKA, i cili përcakton një kuadër bashkëpunimi që bashkon aktorët kombëtarë dhe vendorë, institucionet arsimore dhe kërkimore, organizatat e fermerëve dhe sektorin privat. Katër shtyllat kryesore janë:

  1. Zhvillimi i Sektorit Bujqësor
  2. Sistemet e Njohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS)
  3. Siguria Ushqimore (Food Safety)
  4. Ndërtimi i Kapaciteteve — si një shtyllë e pavarur dhe një element ndërsektorial i integruar me të tjerat.

Për zbatimin e projektit TOKA, AADF kërkon të punësojë Project Lead – Agricultural Knowledge and Innovation Systems (AKIS), me vendndodhje në Korçë.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Koordinimin e aktiviteteve në trajektoren e AKIS
  • Koordinimin e takimeve dhe komunikimit mes palëve të interesit
  • Mbështetjen në hartimin, planifikimin, monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve sipas planit të miratuar të punës dhe buxhetit
  • Lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve lokalë, organizatave të fermerëve, institucioneve publike dhe partnerëve akademikë
  • Mbikëqyrjen e aktiviteteve në terren në qarkun e Korçës dhe sigurimin e dorëzimit me kohë të rezultateve të projektit
  • Asistencë në zhvillimin e moduleve të trajnimit, sesioneve të kapaciteteve, punëtorive dhe iniciativave për ndarje të njohurive
  • Përgatitjen e raporteve të progresit, prezantimeve dhe dokumenteve për përdorim të brendshëm apo për partnerë të jashtëm
  • Mbështetjen e procesit të mbledhjes së të dhënave, indikatorëve bazë dhe të ndikimit për komponentin AKIS
  • Kontribut në hartimin e studimeve dhe raporteve mbi AKIS
  • Sigurimin e përputhshmërisë me të gjitha procedurat, standardet e AADF në të gjitha aktivitetet e projektit

Konsulenti do të raportojë te Drejtuesi ndërkombëtar i komponentit AKIS, Wageningen University & Research

Kualifikimet dhe kompetencat e kërkuara:

  • Diplomë Master; PhD në fusha relevante: AKIS, ekonomi zhvillimi, inxhinieri bujqësore, MBA ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 10 vite përvojë pune në AKIS
  • Përvojë e dëshmuar jo vetëm në kërkim, por edhe në zbatim praktik
  • Përvojë e konsiderueshme në kontekste shumëpalëshe në Shqipëri
  • Vlerësim i lartë dhe njohje lokale për praktikat e udhëheqjes
  • Aftësi të forta analitike, komunikimi, prezantimi, ndërpersonale dhe negocimi
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Përvojë në Shqipëri në sektorët agroushqimorë
  • Rrjet i gjerë profesionistësh relevantë

Instruksione Aplikimi:

Aplikanti duhet gjithashtu të dorëzojë një raport ose studim të përgatitur (si autor ose bashkëautor) mbi tema të ngjashme.

Aplikimet pranohen vetëm në formë elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim të marrjes së aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati për aplikime: 10 dhjetor 2025, në mesnatë.

Kthehu tek formulari

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.