Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. Si pjesë e portofolit të sektorit të Sipërmarrjes dhe Arsimit, AADF po zbaton projektin TOKA, i cili përcakton një kuadër bashkëpunimi që bashkon aktorët kombëtarë dhe vendorë, institucionet arsimore dhe kërkimore, organizatat e fermerëve dhe sektorin privat. Katër shtyllat kryesore janë: Zhvillimi i Sektorit Bujqësor Sistemet e Njohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS) Siguria Ushqimore (Food Safety) Ndërtimi i Kapaciteteve — si një shtyllë e pavarur dhe një element ndërsektorial i integruar me të tjerat. Për zbatimin e projektit TOKA, AADF kërkon të punësojë Project Lead for Agricultural Sector Development, me vendndodhje në Korçë. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë, por nuk kufizohen në: Koordinimin e aktiviteteve në trajektoren e zhvillimit të sektorit Koordinimin e takimeve dhe komunikimit ndërmjet palëve të interesit Mbështetjen në hartimin, planifikimin, monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve sipas planit të punës dhe buxhetit të miratuar Lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve lokalë, organizatave të fermerëve, institucioneve publike dhe partnerëve akademikë Mbikëqyrjen e aktiviteteve në terren në rajonin e Korçës dhe sigurimin e realizimit me kohë të objektivave të projektit Asistencë në zhvillimin e moduleve të trajnimit, sesioneve të ndërtimit të kapaciteteve, punëtorive dhe iniciativave për ndarjen e njohurive Përgatitjen e raporteve të progresit, përmbledhjeve, prezantimeve dhe dokumenteve për përdorim të brendshëm ose partnerë të jashtëm Mbështetjen e mbledhjes së të dhënave, indikatorëve bazë dhe të ndikimit për komponentin e zhvillimit të sektorit Kontribut në zhvillimin e raporteve dhe studimeve mbi zhvillimin e sektorit Sigurimin e përputhshmërisë së plotë me procedurat dhe standardet e AADF Konsulenti do të raportojë te drejtuesi ndërkombëtar i komponentit Sector Development, Wageningen University & Research Kualifikimet dhe kompetencat e kërkuara: Diplomë Master; PhD në fusha relevante: ekonomi zhvillimi, inxhinieri bujqësore, MBA ose fusha të ngjashme Minimumi 10 vite përvojë pune në fusha të lidhura Përvojë e dëshmuar si në kërkim ashtu edhe në zbatim të projekteve Përvojë e konsiderueshme në kontekste shumëpalëshe në Shqipëri Vlerësim dhe njohje lokale për praktikat profesionale të udhëheqjes Aftësi shumë të mira analitike, komunikimi, prezantimi, negocimi dhe ndërpersonale Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze Përvojë në Shqipëri në sektorët agroushqimorë Rrjet i gjerë kontaktesh të rëndësishme në sektorë relevantë Instruksione Aplikimi: Aplikanti duhet gjithashtu të dorëzojë një raport ose studim të përgatitur (si autor ose bashkëautor) mbi tema të ngjashme. Aplikimet pranohen vetëm në formë elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim të marrjes së aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Afati për aplikime: 10 dhjetor 2025, në mesnatë. Kthehu tek formulari