AADF Projekte

Kulturë & Ekoturizëm

Plani i zhvillimit të Kalasë së Beratit

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar --

Rikthimi i Kalasë së Beratit në shkëlqimin e dikurshëm: Një projekt rijetëzimi historik

Berati është një nga qytetet më përfaqësues të kulturës shqiptare dhe Kalaja e Beratit është krenaria më e madhe e tij. Qyteti i Beratit u regjistrua në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s falë stilit unik të arkitekturës, i cili pasqyron ndikime nga qytetërime të ndryshme të cilat kanë bashkëjetuar përgjatë shekujve të historisë së qytetit. Kalaja së bashku me shtëpitë e epokës osmane, mikpritjen e banorëve si dhe bukuritë natyrore përreth qytetit e kane kthyer Beratin në një nga destinacionet turistike më popullore në vend.

AADF ka përshtatur modelin e zonës së përmirësimit të biznesit me sukses në qytetin e Beratit që nga viti 2015 dhe momentalisht po përparon në hartimin e një plani zhvillimi i cili do të rivlerësoj kalanë e Beratit si një atraksion turistik dhe kulturor.  Ky plan parashikon përmirësimin e infrastrukturës fizike, hyrjes në kala, restaurimin e objekteve kulturore, si dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik vendas. AADF gjithashtu po zhvillon një Plan Menaxhimi të Destinacionit, që do të shërbej si dokument i cili dëshmon për synimet dhe objektivat e administrimit të kalasë. Ky plan do të përcaktoj qartë rolet e grupeve të interesit, veprimet që do të ndërmerren, si dhe burimet financiare të cilat do të vihen në dispozicion.

Qëllimi përfundimtar i projektit është shfrytëzimi i plotë i potencialit të Kalasë së Beratit si dhe konsolidimi i statusit të Beratit në hartën e destinacioneve kulturore në Shqipëri dhe në rajon.


Find out more

Related Projects