Kulturë & Ekoturizëm Biletaria Elektronike Status Në vazhdim Angazhimi Financiar -- Bashkimi i historisë së antikitetit me epokën digjitale AADF synon të nxisë transparencën dhe të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për pasuritë e trashëgimisë kulturore shqiptare. “Sistemi i Biletarisë Elektronike” përfaqëson një ndërthurje unike të traditës me inovacionin, duke bashkuar historinë e antikitetit me teknologjinë më të fundit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ky projekt u zbatua për herë të parë në Shqipëri në 10 zona kulturore si muze, kala dhe parqe arkeologjike. Këto zona përfshijnë: Kalanë e Beratit, Kalanë e Gjirokastrës, Kalanë e Shkodrës, Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” në Berat, Muzeun Kombëtar “Skënderbeu”, Muzeun Etnografik në Krujë, Parkun Arkeologjik në Apoloni dhe Parkun Kombëtar të Butrintit. Instalimi i sistemit të biletave elektronike dhe krijimi i website www.cultureticketsalbania.al në katër gjuhë të tjera ndërkombëtare si italisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht, përveç gjuhës shqipe dhe angleze, ju ofron blerësve mundësinë për të rezervuar dhe paguar biletat e hyrjes në 10 sitet dhe atraksionet më të vizituara në vendin tonë. Ky sistem jo vetëm që afron vendet e trashëgimisë kulturore në epokën digjitale, por gjithashtu përfaqëson një përpjekje novatore për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e pasur kulturore Shqiptare përmes mjeteve moderne teknologjike. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët