Sipërmarrje Qendra e Inovacionit AADF Status Në vazhdim Angazhimi Financiar -- Zgjidhje kreative për sipërmarrësit e rinj shqiptar Qendra e Inovacionit AADF është një nismë e cila ka si synim përkrahjen e sektorit privat në Shqipëri nëpërmjet nxitjes së një kulture të sipërmarrjes. Duke kultivuar një ambient i cili përkrah inovacionin, krijimtarinë dhe guximin në investime, kompanitë “start-up” dhe bizneset e vogla shqiptare do të kenë mundësi të ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në ndryshime pozitive në shoqëri. Qendra e Inovacionit, e cila gjendet pranë Piramidës së Tiranës, shërben si një nyje strategjike e cila ofron shërbime të domosdoshme mentorimi, mundësi për shkëmbime përvojash, si dhe hapësira të përkushtuara për zhvillimin e ideve për sipërmarrësit, kompanitë “start-up” dhe bizneset e vogla. Qendra e Inovacionit AADF ofron një program “përshpejtimi”, i përshtatur për të garantuar suksesin e bizneseve të reja “start-up”. Ky program plotësohet nga një ambient i cili shërben si hapësirë inovacioni duke nxitur krijimtarinë dhe bashkëpunimin. Për më tepër, ky program ofron hapësira të përbashkëta pune, aktivitete për shkëmbime përvojash, seminare, dhe takime. Duke fuqizuar klimën e biznesit në Shqipëri, Qendra e Inovacionit AADF synon të nxis zgjidhje kreative në sipërmarrje dhe të ndikojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rajonit. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët