AADF Projekte

Sipërmarrje

Urban Trails

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar --

Një projekt i cili bashkon hapësirat e gjelbra dhe përmirëson cilësinë e jetesës

Projekti “Urban Trails” synon të krijoj një sistem me shtigje dhe korridore të gjelbër të cilat do të lidhin Parkun e Madh të Liqenit dhe lagjen e “Liqenit të Thatë” me Parkun e Farkës rreth liqenit artificial të Farkës, dy prej zonave më të mëdha rekreative të qytetit.

Këto shtigje do të ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të anashkaluar rrugët me trafik të Tiranës, duke nxitur kështu mënyra aktive të lëvizjes brenda qytetit si ç ‘janë ecja apo udhëtimi me biçikletë.

Duke lidhur këto zona të gjelbëruara nëpërmjet itinerarit më të drejtpërdrejtë, projekti do të ketë si synim rijetëzimin e lagjeve në të cilat kalojnë shtigjet, rritjen e vlerës së pronave, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të cilësisë së jetesës në këto lagje.

Projekti i shtigjeve urbane do të synojë të arrij objektivat e tij funksionale duke u mbështetur në një dizajn intuitiv si dhe në një planifikimin të kujdesshëm. Ai do të këtë si përparësi katër objektiva kryesore:

  • Krijimin e shtigjeve urbane të cilat lidhin Parkun e Madh të Liqenit me Parkun e Liqenit të Farkës.
  • Shndërrimin e Parkut të Farkës në një destinacion të dytë të gjelbër në qytetin e Tiranës.
  • Nxitjen e rijetëzimit dhe rritjes ekonomike të lagjeve përgjatë shtigjeve të gjelbra.
  • Përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës duke u mundësuar atyre shfrytëzimin e korridoreve të gjelbër.

Përtej qëllimit funksional, projekti synon të forcojë ndjesinë e komunitetit duke ofruar vendtakime të sigurta për qytetarët dhe familjet e tyre larg trafikut, dhe të shndërrohet në një pasuri turistike si për banorët ashtu edhe për vizitorët.