Specialist i teknologjisë së informacionit – Detajet

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është një organizatë jofitimprurëse që mbështet projekte zhvillimi në Shqipëri, përmes investimeve në programe dhe projekte që forcojnë komunitetet, përmirësojnë shërbimet publike dhe nxisin zhvillimin afatgjatë social dhe ekonomik.

Përshkrimi i Pozicionit

Ky pozicion është përgjegjës për funksionimin e qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të infrastrukturës IT dhe sistemeve digjitale të AADF. Roli përfshin ofrimin e mbështetjes teknike në terren, mirëmbajtjen e serverëve, kompjuterëve, printerëve, rrjeteve dhe sistemeve të sigurisë, si dhe koordinimin dhe mbështetjen e platformave digjitale të AADF, përfshirë sistemet ekzistuese dhe zgjidhjet e reja si platformat CRM/ERP.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Mirëmbajtja dhe mbështetja e infrastrukturës IT, përfshirë serverët, kompjuterët, rrjetet, printerët dhe lidhjen me internetin.
  • Garantimi i stabilitetit të sistemeve, kopjeve rezervë të të dhënave dhe sigurisë kibernetike përmes monitorimit të vazhdueshëm, përditësimeve dhe mirëmbajtjes parandaluese.
  • Ofrimi i mbështetjes teknike dhe zgjidhja e problemeve që lidhen me pajisjet, rrjetet dhe sistemet.
  • Administrimi i aksesit të përdoruesve, serverëve dhe proceseve të backup-it.
  • Koordinimi dhe mbështetja e sistemeve digjitale (software, CRM/ERP, flukse pune), nga faza e implementimit deri te përmirësimi i vazhdueshëm.
  • Përkthimi i nevojave të departamenteve në zgjidhje digjitale praktike që rrisin efikasitetin dhe përdorimin e sistemeve.

Kualifikimet dhe Kompetencat e Kërkuara

  • Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Sisteme Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite përvojë relevante në infrastrukturë IT, mbështetje teknike dhe sisteme digjitale.
  • Njohuri të mira mbi hardware, rrjete, siguri IT, backup-e dhe sisteme email-i.
  • Përvojë me sisteme CRM/ERP dhe flukse digjitale pune; njohuritë mbi SAP përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe zgjidhjeje problemesh; aftësi për të bashkëpunuar me ekipe teknike dhe jo-teknike.
  • Qasje praktike, analitike dhe e orientuar drejt zgjidhjeve.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; standarde të larta etike dhe profesionale.

Udhëzime për Aplikim

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e mësipërme ftohen të aplikojnë përmes faqes sonë zyrtare. Pranohen vetëm aplikime elektronike.

Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim për marrjen e aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Aplikimet do të vlerësohen në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (i amenduar).

Afati i fundit për aplikim: 22 Shkurt 2026.

Kthehu tek formulari

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.