AADF Lajme

14/10/2025 Arsim & Lidership

Studentët AI4Youth prezantojnë projektet e tyre inovatore!

Eventi Zbulimi i Horizonteve të Reja solli në vëmendje arritjet e nxënësve pjesëmarrës në projektin AI for Youth, të cilët prezantuan zbatime novatore të inteligjencës artificiale për sfida reale të komunitetit.

Në prani të Bordit të Drejtues të AADF dhe Ministres së Arsimit, eventi theksoi kreativitetin, mendimin analitik dhe aftësitë teknike të të rinjve shqiptarë në përdorimin e AI për ndikim shoqëror pozitiv.

Falë kurrikulës për inteligjencë artificiale të Intel, nxënësit e shkollave të mesme zhvilluan një sërë zgjidhjesh, nga mjetet për sigurinë në ndërtim dhe menaxhimin e shëndetit, deri te teknologjitë ndihmëse për personat me probleme të shikimit. Çdo projekt pasqyroi përkushtimin e tyre për ta vënë teknologjinë në shërbim të zhvillimit shoqëror.

Që prej vitit 2022, AI for Youth ka pajisur mbi 1,800 nxënës dhe 75 mësues të TIK me njohuri dhe mjete bashkëkohore për të përparuar në epokën digjitale. Për të forcuar më tej këtë nismë, AADF ka ngritur 23 laboratorë të AI në shkolla në mbarë vendin, duke krijuar hapësira praktike që nxisin kreativitetin, eksperimentimin dhe zgjidhjen e problemeve reale.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.