AADF Lajme

10/10/2025 Arsim & Lidership

Studentët e parë të mbështetur nga AADF nisin rrugëtimin e tyre Akademik në RIT Tirana

AADF shënoi një moment të ri të rëndësishëm në arsimin e lartë, teksa RIT Tirana mirëpriti grupin e parë të studentëve, përfshirë përfituesit e bursave të mbështetura nga Programi i Bursave i AADF.

Ky program përfaqëson angazhimin e qëndrueshëm të AADF për të zgjeruar aksesin në arsim cilësor ndërkombëtar dhe për të zhvilluar gjeneratën e ardhshme të liderëve shqiptarë, të pajisur me njohuri, vizion dhe perspektivë globale për sukses në një botë konkurruese.

Dita e Orientimit në RIT Tirana shënoi fillimin e udhëtimit të tyre akademik përmes një programi të pasur me prezantime, guida në kampus dhe aktivitete ndërtuese komuniteti, të cilat ndihmuan studentët dhe familjet e tyre të njihen me mjedisin universitar dhe të përgatiten për vitin e ri akademik.

Në aktivitet morën pjesë Bashkë-Drejtuesit Ekzekutivë të AADF, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, së bashku me të ftuar të tjerë, përfshirë përfaqësues nga RIT New York, dhe Ministria e Arsimit. Pjesëmarrja e tyre theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe kontributin e tij në forcimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Përmes Programit të Bursave të AADF, fondacioni vazhdon të investojë në studentët e talentuar shqiptarë, duke krijuar mundësi për përsosmëri akademike, inovacion dhe lidership.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.