AADF Lajme

01/12/2024 Të Përgjithshme

Studentët Shqiptar të “AI for Youth” marrin pjesë në Forumin Future Skills në Varshavë

Studentët Shqiptar të “AI for Youth” marrin pjesë në Forumin Future Skills në Varshavë

Me krenari festojmë arritjet e studentëve të programit AI for Youth, të cilët morën pjesë në Forumin Future Skills, në Varshavë, Poloni.

Këta studentë, të përzgjedhur nga fituesit e AI Global Impact Festival, prezantuan zgjidhje e tyre inovative përpara një audience të përbërë nga bashkëmoshatarë, edukatorë dhe aktorë kryesorë të ekosistemit teknologjik. Projektet e tyre dëshmojnë fuqinë transformuese të inteligjencës artificiale për të adresuar sfida reale.

Çmimet u dorëzuan nga Tomasz Kulasa, Drejtor i Departamentit të Inovacionit dhe Zhvillimit në Ministrinë e Arsimit të Polonisë, dhe Michał Dżoga, Menaxher i Intel Poland. Pjesëmarrja e tyre theksoi rëndësinë e nxitjes së inovacionit dhe zhvillimit të aftësive për të ardhmen tek gjeneratat e reja.

Shprehim urimet tona për këta të rinj në fushën e AI për kreativitetin, përkushtimin dhe kontributet e tyre vizionare në këtë fushë. Puna e tyre përfaqëson potencialin e inovacionit të drejtuar nga të rinjtë.

Galeria