Biografia Znj. Aida Repishti është bashkëthemeluese dhe presidente e Qendrës Lincoln në Shqipëri, një institucion arsimor jo fitimprurës, me qëllim pajisjen e të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë me një edukim të shkëlqyer në gjuhë të huaja, komunikim e aftësi profesionale. Që nga viti 1997, ajo vazhdimisht ka pasur një rol udhëheqës në krijimin dhe formimin e një stafi dhe programi profesional, duke bërë që Qendrat Lincoln të jenë në krye si për trajnimet e biznesit ashtu edhe për gjuhët e huaja. Më parë Znj. Repishti ka punuar si arkitekte në zyrën e Arkitekturës e të Planifikimit Urban në Tiranë, si dhe në grupin Syska & Henessy në New York, SHBA.