Biografia Alda Shabani ka më shumë se 11 vjet eksperiencë pune të kombinuar midis sektorit privat dhe organizatave jofitimprurëse. Alda zotëron një Master në Menaxhim Marketingu nga Universiteti i Westminster në Londër, Angli, Master Shkencor në Administrim Biznesi nga Universiteti IPAG në Paris si edhe Master në Teori Politike nga Universiteti i Tiranës. Gjatë katër viteve të fundit, ka punuar për British Telecom në Londër në pozicionin e Këshilltares së Marketingut dhe në UNDP Shqipëri si Koordinatore Projekti. Alda ka një eksperiencë 7 vjeçare në sektorin privat në fushën e menaxhimit dhe dizenjimit të projekteve dhe eventeve. Ajo iu bashkua ekipit të AADF-së në Dhjetor 2022.