Martin Glenn

Anëtar i Bordit

Biografia

Z. Glenn ka mbi 30 vjet përvojë në drejtimin dhe menaxhimin e kompanive të sektorit privat, duke përfshirë planifikimin strategjik, investimet, teknologjinë, operacionet dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Aktualisht, ai është Drejtor Menaxhues në Accenture, një kompani globale e teknologjisë dhe shërbimeve profesionale, ku është pjesë e praktikave të këshillimit të drejtuesve ekzekutivë dhe investimeve në kapital privat (Private Equity).

Përvoja e tij e mëparshme përfshin menaxhimin operacional dhe këshillimin e firmave të kapitalit privat dhe ekipeve drejtuese të kompanive në portofolet e tyre. Ai ka mbajtur pozicione drejtuese në Genpact, West Monroe Partners, Infosys dhe Fortress Investment Group, si dhe ka ofruar konsulencë për strategjinë e biznesit dhe teknologjisë në Deloitte.

Gjatë karrierës së tij, z. Glenn ka punuar në industri të ndryshme në Amerikë dhe Evropë, si në role këshillimore, ashtu edhe në pozicione operacionale. Ai ka udhëhequr hartimin e strategjive dhe zbatimin e transformimeve të rëndësishme operacionale dhe teknologjike, me synim nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe krijimin e vlerës.

Përvoja e tij përfshin gjithashtu qindra transaksione bashkimesh dhe blerjesh (M&A), nga procesi i vlerësimit të detajuar të kompanive (due diligence) dhe integrimi pas përfundimit të transaksionit, deri te dalja nga investimi. Përmes kësaj pune, ai ka kontribuar në përmbushjen e objektivave të strategjisë së investimit dhe maksimizimin e vlerës në momentin e daljes.

Z. Glenn është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin Clarkson, ku ka marrë diplomën Bachelor i Shkencave në Inxhinieri Civile, me specializim profesional në Inxhinieri Mjedisore. I rritur në një komunitet të vogël bujqësor në veri të shtetit të Nju Jorkut, ai vlerëson se kjo përvojë ka formësuar këndvështrimin praktik dhe qasjen që e karakterizojnë në punën e tij edhe sot. Ai është baba i tre fëmijëve të rritur dhe e ka pasion natyrën dhe aktivitetet në natyrë.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.