Ekflodia Leskaj

Këshilltare Ligjore

Biografia

Ekflodia Leskaj ka më shumë se 12 vjet përvojë profesionale në çështje ligjore në sektorin publik dhe privat. Ajo mban dy diploma universitare nga Universiteti i Paris II – Panthéon – Assas, në të Drejtë Evropiane dhe në të Drejtë Biznesi. Ajo mban titullin LL.M në të Drejtë Ndërkombëtare dhe Evropiane nga Universiteti i Utrechtit në Hollandë.

Znj. Leskaj ka punuar me zyra avokatie të mirënjohura në Shqipëri, ku është specializuar në këshillim ligjor për biznese kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e shoqërive tregtare, kontratave tregtare, të drejtës evropiane dhe të konkurrencës, pronësisë intelektuale, mbrojtjen e të dhënave personale, marrëdhënieve të punës, taksave dhe tatimeve. Gjatë punës së saj me Vodafone Albania, ajo ka mbuluar çështjet rregullatore dhe të privatësisë.

Në vitet e fundit, Znj. Leskaj ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, e më pas, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, për çështjet ligjore dhe të tregtisë. Ajo u bashkua me ekipin e AADF-së në Shkurt 2018.