Biografia Eni Shtini zotëron mbi 5 vjet eksperience te kombinuar ne sipermarrje, menaxhim biznesi, menaxhim informatik dhe arsim universitar. Eni ka një diplomë Bachelor Shkencor në Administrim të Biznesit Informatik, me fokus në Menaxhimin e Sistemeve Informative nga Universiteti South Florida në Tampa, ShBA. Ai ka punuar për Paychex Inc., e cila është një nga kompanite më të mëdha në Amerikë për administrimin e pagesave, burimeve njerëzore dhe përfitimin e shërbimeve të jashtme, duke menaxhuar mbi 350 kompani të vogla, mesme dhe mëdha në të gjithë Amerikën. Ai ka nje eksperiencë të gjërë duke punuar me klientë preferencial duke kontribuar ne kursimin e miliona US$ permes zgjidhjeve të problemeve që lidhen me taksat IRS. Nga 2014, Eni ka krijuar një biznes elektronik në ShBA duke rishitur produkte Apple dhe Nike nëpërmjet eBay, Amazon dhe platforma elektronike lokale. Gjatë eksperiences së tij, ai ka zhvilluar aftësi të forta në lidership, kordinim, menaxhim risku dhe negociata. Eni u bashkua me familjen e AADF-së në Prill 2019.