Biografia Enxhi ka mbi 10 vjet përvojë profesionale në fushën e marketingut dhe komunikimit. Ajo është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë, me Bachelor në Administrim Biznesi dhe Master në Marketing. Përpara se të bëhej pjesë e skuadrës së AADF-së, Enxhi ka ndjekur një karrierë në komunikim marketingu dhe reklama. Së fundmi, ajo ka punuar për agjenci reklamuese e komunikimi në Tiranë në drejtime kryesore si: krijimi dhe implementimi i strategjive marketing e komunikimi, fushata 360 gradë komunikimi për klientët e saj, organizim eventesh e aktivitete promocionale, menaxhim i medias sociale dhe aktiviteteve digjitale. Enxhi ka qënë gjithmonë e interesuar mbi të menduarit strategjik dhe komunikimin kreativ, e një ndër qëllimet e saj ka qënë që klientët e saj apo kompania në të cilën punon të zhvillojnë e dërgojnë mesazhe efektive në audience, e gjithashtu të rrisin impaktin e tyre nëpërmjet komunikimit. Enxhi iu bashkua ekipit të AADF-së në Shkurt të vitit 2020.