Etleva Dhami

Inxhiniere (Senior)

Biografia

Etleva Dhami ka një eksperiencë prej 14 vitesh në inxhinierinë e ndërtimit, në planifikimin administrativ, në menaxhimin e projekteve, në implementimin e shërbimeve të kontraktuara, disa eksperienca në procesin e prokurimeve sipas procedurave dhe rregullave të CEB, BERZH, dhe FIDIC.

Ajo ka menaxhuar kontrata konsulence për hartimin e projekteve arkitektonike, kontrata për mirëmbajtjen dhe planifikimin e punimeve civile duke përfshirë vlerësime dhe gjykime për identifikimin dhe zgjidhjen problemeve teknike dhe kontraktuale duke siguruar cilësinë dhe kontrollin, si dhe monitorimin  e ecurisë së kontratave të sipërmarrësit dhe supervizorit. Etleva mban një B.A ne inxhinieri mjedisi dhe është duke përfunduar studimet për inxhineri ndërtimi. Ajo u bashkua me ekipin e AADF-së në Shtator të vitit 2015.