Biografia Holta Bimbli ka mbi 6 vite përvojë profesionale të lidhur me Financë-Kontabilitetin dhe Menaxhimin. Para se t’i bashkohej AADF-së, ajo ka punuar në sektorin e kontabilitetit dhe atë bankar. Vitet e fundit, Holta ka mbajtur pozicionin e Menaxheres së Kontabilitetit të një kompani ndërkombëtare ndërtimi me vendndodhje në Lindjen e Mesme dhe Evropë. Holta zotëron një diplomë në Ekonomi Biznesi nga Universiteti “Aristotel” i Selanikut. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e disa projekteve rinore, si “Youth in Action Programme” nga Erasmus+ dhe AIESEC AUTH. Pas pozicionit si Koordinatore Zyre e një prej projekteve të AADF-së në fushën e edukimit, Holta iu bashkua AADF-së si Koordinatore Projektesh në Shtator 2022.