Majlinda Idrizaj

Analiste Finance (Senior)

Biografia

Majlinda Idrizaj ka më shumë se 22 vjet përvoje pune intensive në kontabilitetin privat, mbajtje kontabiliteti, raportim Financiar, mbajtja e llogarive në cash, inventarit, llogarive të arkëtueshme dhe llogarive të pagueshme, të shpenzimeve të pritshme, rakordimet bankare, raportimin dhe rimbursimin e TVSH-së, punë administrative dhe të menaxhimit të zyrës, aftësi në vënien në zbatim të procedurave administrative dhe financiare.

Ajo filloi të punojë për AAEF ne vitin 1997. Majlinda është e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në degën e Financës dhe është e aftë në Sage ACCPACC ERP dhe të tjera programe të kompjuterizuara kontabiliteti dhe finance. Ajo u bashkua me ekipin e AADF-së në vitin 2016.