Biografia Marin Shtylla ka mbi 10 vite eksperiencë në sektorin bankar në Shqipëri, kryesisht e përqëndruar në financimin e SME’ve dhe korporatave. Marin mban titujt “Master Shkencor” në Studime Ekonomike Europiane si dhe “Bachelor” në Financë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës. Marin ka marrë pjesë në programe trajnimi intensive lidhur me komunikimin ndaj biznesit, në shitje dhe të tjera. Ai iu bashkua me ekipin AADF-së në Prill 2017.