Biografia Michael Granoff është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Pomona Capital, një kompani globale e investimeve në kapital privat, me angazhime kapitali prej rreth 23 miliardë dollarësh. Me zyra në Nju Jork, Londër dhe Hong Kong, Pomona është një nga investitorët kryesorë në blerjen e pjesëmarrjeve ekzistuese dhe investimet fillestare në fonde dhe kompani të kapitalit privat. Përpara themelimit të Pomona Capital në vitin 1994, z. Granoff shërbeu si Drejtor i strukturave të investimit të krijuara për blerjen e pjesëmarrjeve ekzistuese në fonde të kapitalit privat, si dhe si Drejtor në disa kompani private pranë Golodetz Ventures dhe TEI Industries. Përpara se të niste karrierën në biznes, z. Granoff shërbeu si përfaqësues i Kryetarit në stafin e Nënkomisionit për Operacionet e Jashtme të Komisionit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Gjithashtu, ai kontribuoi në administratën e Presidentit Bill Clinton si anëtar i Ekipit të Tranzicionit Presidencial të vitit 1992 për Departamentin e Thesarit. Z. Granoff u emërua nga Presidenti Clinton në Bordin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (AAEF), një nismë e Qeverisë së SHBA-së për zhvillimin e sektorit privat, ku mban pozicionin e Kryetarit të Bordit. Ai është gjithashtu Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), organizatës më të madhe jofitimprurëse në Ballkan. Z. Granoff është nderuar nga shteti shqiptar me Urdhrin e Skënderbeut, Urdhrin e Nënë Terezës dhe Medaljen e Mirënjohjes Publike. Ai është Kryetar i Bordit Ndërkombëtar të Besuarve të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS) në Izrael dhe anëtar i Bordit Drejtues të Grameen Bank U.S. Gjithashtu, është emëruar delegat civil në Seminarin e 71-të Vjetor të Sigurisë Kombëtare në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College). Z. Granoff është anëtar i Council on Foreign Relations (Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë). Ai ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin Georgetown, ku ka marrë diplomën Juris Doctor (JD), si dhe studimet Bachelor në Universitetin e Pensilvanisë.