Biografia Ridvan iu bashkua AADF-së në vitin 2013. Përpara se t’i bashkohej AADF-së, Ridvan punoi në Agjencinë “TEULEDA” (pjesë e UNOPS) dhe shërbeu si Nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës, duke mbikëqyrur departamente të ndryshme si Zhvillimin dhe Projektet, Kulturën, Rininë dhe Çështjet Sociale. Ai ka një diplomë në Bujqësi në Universitetin e Tiranës, një Diplomë për Administrim Biznesi në Universitetin e Shkodrës dhe një Master në Zhvillimin Njerëzor Lokal nga Universiteti i Firencës.