Biografia Ridvan Troshani zotëron një përvojë të gjerë profesionale si në sektorin privat ashtu dhe në atë publik për 32 vjet. Përvojat e tij në zhvillimin lokal kanë filluar në Agjencinë e Zhvillimit Lokal “TEULEDA” të krijuar nga programi UNOPS në vitin 2001, në pozicionin e ekspertit të zhvillimit lokal për të vazhduar më pas me detyrën e drejtorit të kësaj Agjencie. Identifikimi, analiza dhe zbatimi i iniciativave që favorizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, financimin e biznesit lokal dhe krijimin e mundësive të punësimit janë të kombinuara së bashku në sfondin e tij profesional. Në vitin 2007, ai filloi të punojë në Bashkinë e Shkodrës, si nënkryetar dhe për 6 vjet ai ishte përgjegjës për Departamentin e Zhvillimit dhe Projekteve, Departamentin e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Sociale dhe Departamentit të të Ardhurave. Ai ka një diplomë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, një Diplomë në Administrim Biznes nga Universiteti i Shkodrës dhe një Diplomë Master në Zhvillimin Lokal Njerëzor, Kulturë Paqeje dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar nga Universiteti i Firences, në Itali. Ai u bashkua me ekipin e AADF-së në Maj të vitit 2013.