Biografia Z.Cami është partner dhe anëtar bordi pranë B-FLEXION GROUP, një kompani private e investimeve sipërmarrëse e themeluar nga Ernesto Bertarelli, në të cilën Z. Cami është përgjegjës për aktivitetin në Shtetet e Bashkuara. Në pozicionet e mëparshme Z. Cami ka qënë partner tek Devis Polk, partner dhe këshillëtar i përgjithshëm tek TPG dhe parner në studion ligjore “Cravath, Swaine & Moore LLP” në Nju-Jorkut. Më parë Z. Cami ka punuar si ndihmësgjyqtar pranë gjyqtarit Kevin Thomas Duffy të Distriktit Jugor të Nju-Jorkut. Gjatë kësaj periudhe gjyqtari Duffy ka gjykuar edhe çështjen penale të sulmit të parë me eksploziv ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. Z. Cami është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Harvardit. Ai ka marrë titullin “Juris Doctor” nga Rutgers Law School, ku është nderuar me urdhrin “Order of the Coif”.