Biografia Skevi iu bashkua AADF-së në vitin 2021. Më parë ai ka mbajtur role të ndryshme në sektorin privat si Manaxher Marketingu dhe Manaxher i Tregtisë Elektronike, duke kontribuar në zhvillimin e strategjive të komunikimit dhe rritjen e prezencës digjitale të kompanive ku ka punuar. Ai është diplomuar në degën Administrim Biznesi (Bachelor) dhe ka përfunduar Masterin e Shkencave në Marketing nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Më tej, ka ndjekur studime në Biznes Ndërkombëtar në Universitetin e Ekonomisë së Krakovës, Poloni duke zgjeruar ekspertizën e tij për tregjet ndërkombëtare.