Biografia Z. Eastham është një ekzekutiv i lartë me përvojë të gjerë në administrimin e transaksioneve të biznesit të sektorit privat në Sh.B.A, si dhe projekte të zhvillimit ekonomik në Azi, Afrikë, Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Brenda USAID, Z. Eastham shërbeu si Shefi i Divizionit-Rritjes Ekonomike për Byronë e Evropës dhe Euroazis, dhe më herët si Drejtor i Zyrës së Investimeve të USAID-it, duke menaxhuar Programin Global të Investimeve të Sektorit Privat të USAID-it. Ai gjithashtu shërbeu si Profesor në Universitetin Johns Hopkins nga 1995 deri 2002, duke dhënë kurse mësimore në zhvillimin ekonomik. Para karrierës së tij ndërkombëtare, Z. Eastham shërbeu si President i Finalco Group, Inc., një kompani e teknologjisë dhe shërbimeve financiare në fazën e hershme të cilën ai ndihmoi në ndërtimin që nga faza e hershme në IPO, duke financuar mbi 2 miliard dollarë pasuri kapitale. Z. Eastham ka shërbyer gjithashtu si anëtar i bordit në disa biznese të tjera të sektorit privat dhe fondacione jofitimprurëse, dhe si oficer në trupat detare të Sh.B.A. Z. Eastham u diplomua dhe u gradua me titullin Jurist Doctor nga Universiteti i Indianës.