Biografia Valbona Shyti ka 14 vjet përvojë në shërbime profesionale këshillimore të kompanive më të mëdha që operojnë në sektorin bankar, sigurime, insititucione financiare, fonde të investimeve të huaja dhe fondacione, por edhe në kompani tregtimi, ndërtimi, energjie, prodhimi dhe telekomunikacioni në Shqipëri, Kosovë dhe Rumani. Valbona është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë, për Financë dhe Kontabilitet, specializuar në fushën e bankave. Ajo është anëtare e ACCA (Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar) që nga viti 2010 si dhe Eksperte Kontabël e Regjistruar në Shqipëri (EKR) që nga viti 2011. Valbona është e specializuar në industrinë e shërbimeve financiare. Ajo ka një njohuri të gjerë mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, Standardet e aplikueshme në SHBA, Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionit vendas. Ajo ka qenë koordinatore e industrisë së shërbimeve financiare në një nga Big4 në Shqipëri dhe lider për produktet e lidhura me SNRF, duke përfshirë trajnime, përpilimet e pasqyrave financiare, raportimet financiare dhe implementimin e standardeve. Përveç kësaj, ajo ka kontribuar si pedagoge e jashtme e Kontabilitetit Manaxherial në një nga Universitetet e Tiranës si dhe pedagoge e tematikave të kontabilitetit dhe financës në Institutin e Auditorëve të Autorizuar të Shqipërisë. Ajo u bashkua me ekipin e AADF-së në Nëntor të vitit 2016.