AADF Projekte

Kulturë & Ekoturizëm

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’

Status I përfunduar
Angazhimi Financiar --

Trashëgimia e dinastisë Marubi, themeluesit e artit fotografik shqiptar

Rëndësia historike dhe kulturore e veprës së Pjetër Marubit dhe dinastisë Marubi është e padiskutueshme dhe përbën një tregues të çmuar kulturor. Fotografia shqiptare e ka zanafillën te vepra e tij dhe shumë nga momentet më domethënëse historike të Shqipërisë janë përjetësuar në fotografitë e tij.

AADF e udhëhoqi projektin për muzeun e ri të fotografisë në Shkodër,  në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe Komisionin Europian. Ky projekt përfshiu restaurimin fizik, përmirësimin e shërbimeve për vizitorët, si dhe ngritjen e kapaciteteve të nevojshme teknike për t’i dhënë jetë një institucioni bashkëkohor të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’ hapi dyert për publikun në Maj të vitit 2016 dhe shumë shpejtë u shndërrua në një destinacion kryesor si për banorët e Shkodrës ashtu edhe për vizitorët. Godina e muzeut është e vendosur në pedonalen e Shkodrës dhe përfaqëson më së miri ndërthurjen e traditës me modernizmin, duke e përcaktuar atë si një atraksion i cili nuk mund të anashkalohet nga asnjë vizitor.

Koleksioni i muzeut përmban më shumë se 500,000 negativë të cilat datojnë që nga viti 1856 dhe pasqyrojnë më së miri historinë e Shqipërisë nëpërmjet personazheve dhe ngjarjeve të paraqitura në fotografi.

Fotografitë e Marubit jo vetëm që nxjerrin në pah më së miri thelbin e kulturës shqiptare por edhe shërbejnë si një kronikë historike e cila ruan ngjarjet e rëndësishme për brezat e ardhshme.

 

 

 

Rruga “Kolë Idromeno”, Nr. 32, 4001 Shkodër
+355 22 400 500 / +355 68 907 1797
info@marubi.gov.al

 


Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.