Recepsionist – Detajet

Përshkrimi i pozicionit

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Misioni i AADF-së është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri.

DEPARTAMENTI: Administrata / Me kohë të plotë

Qëllimi Kryesor:

Roli kryesor i Recepsionistit/Recepsionistes përfshin menaxhimin e operacioneve të recepsionit, kryerjen e detyrave administrative dhe sigurimin e komunikimit efektiv brenda organizatës, si dhe me partnerët/bashkëpunëtorët e saj.

Përgjegjësitë Kryesore:

– Të presë dhe të mirëpresë vizitorët në mënyrë profesionale dhe t’i drejtojë ata tek personeli apo departamenti përkatës;
-Të përgjigjet dhe të shpërndajë telefonatat hyrëse, email-et dhe kërkesat tek personat përgjegjës;
-Të menaxhojë planifikimin e takimeve, konferencave dhe eventeve;
-Të kryejë detyra zyre, duke përfshirë arkivimin e dokumenteve, porositjen e materialeve, fotokopjimin, skanimin, shkatërrimin e dokumenteve, pranimin dhe dërgimin e postës, si dhe plotësimin e formularëve DHL për dërgesat postare. Disa nga këto detyra mund të kërkojnë bashkëpunim me menaxherin e pronës së zyrës;
-Të asistojë në organizimin e eventeve, si rezervime në restorante, menaxhimi i ftesave dhe listave të të ftuarve, si dhe organizimi i tavolinave;
-Të mbështesë Menaxherin e Marrëdhënieve me Publikun (PR) në detyra që lidhen me rrjetet sociale të kompanisë dhe platformat e tjera përkatëse; si dhe në listat e shpërndarjes për eventet ose komunikimet e printuara të AADF-së;
-Të mirëmbajë dhe përditësojë librin e protokollit sipas udhëzimeve të Asistentit Ekzekutiv;
-Të asistojë, sipas nevojës, në procesin e arkivimit dhe mirëmbajtjen e zyrës së arkivit;
-Të përditësojë çdo muaj listën e kuponëve të stafit për përdorimin e taksive;
-Të mbështesë ekipin ligjor duke mirëmbajtur bazën e të dhënave të kontratave përmes regjistrimit dhe skanimit të të gjitha kontratave të AADF-së;
-Të kryejë detyra të tjera sipas kërkesës së eprorëve, në përputhje me fushën përkatëse të ekspertizës.

Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar:

-Minimumi 3 vite përvojë pune në pozicion recepsionisti; përvoja në rol administrativ (ose recepsionist në një zyrë administrative) përbën avantazh;
-Aftësi shumë të mira komunikimi, me shkrim dhe me gojë (gjuhët shqip dhe anglisht janë të detyrueshme);
-Njohuri në menaxhimin e zyrës, komunikim dhe organizim;
-Njohuri të mira në përdorimin e programeve të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook);
-Aftësi shumë të mira organizative dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht;
-Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësi në punë.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare të AADF-së. Pranohen vetëm aplikime elektronike. Të gjithë aplikantët do të marrin konfirmim për pranimin e aplikimit të tyre.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim: 3 Maj 2026.

Kthehu tek formulari

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.