AADF Lajme

04/12/2024 Kulturë & Ekoturizëm

Kërcimi i Tropojës Bëhet Pjesë e Listës së Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s

Kërcimi i Tropojës, një traditë e përjetshme dhe simbolike nga veriu i Shqipërisë, është përfshirë zyrtarisht në Listën Përfaqesuese të Trashegimisë Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. Kjo valle e lashtë, e njohur për koreografinë unike, lëvizjet ekspresive dhe ritmin energjik, pasqyron shpirtin dhe historinë e pasur të zonës së Tropojës.

AADF ka luajtur një rol kyç në këtë arritje të jashtëzakonshme. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, AADF konceptoi dhe mbështeti përgatitjen e dosjes për njohjen nga UNESCO. Ky propozim u vlerësua pozitivisht dhe u miratua zyrtarisht gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO, i mbajtur në Asunción, Paraguai.

I njohur gjithashtu si “K’cimi” Kërcimi i Tropojës është një thesar kulturor që ka ruajtur gjallërinë dhe rëndësinë e tij ndër breza. Ai përfshin elemente të artit performues, ritualeve dhe traditave festive, duke shërbyer si simbol identiteti dhe uniteti për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.

Ky kërcim ekspresiv realizohet gjatë ngjarjeve të rëndësishme shoqërore dhe ceremoniale si dasmat, fejesat dhe festivalet lokale. I shoqëruar nga instrumente tradicionale si daullja, fyelli dhe çiftelia dhe i pasuruar me shamitë e kuqe dhe të verdha, performancat janë një shfaqje e energjisë, gëzimit dhe autenticitetit kulturor.

Njohja e Kërcimit të Tropojës si pasuri boterore jomateriale ndjek e regjistrimin e sukseshëm të Xhubletës dhe Transhumancës në Listën Përfaqesuese të Trashegimisë Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. Kjo njohje është një tjetër arritje e rëndësishme e përpjekjeve të AADF për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në botë. Iniciativa jo vetëm që ruan traditën për brezat e ardhshëm, por gjithashtu nxjerr në pah pasurinë kulturore të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. 

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.